Friday, December 14, 2018

Mëllaga Mjeksore – Althea officinalis


Mëllaga Mjeksore – Althea officinalis

Mëllaga mjeksore është një bimë me pushë. Ka gjethe të rrumbullakta, të plota , plot me push të dendur e pak të buta. Lulet janë të bardha edhe dalin në prill-gusht, kurse rrënjën e ka të bardhë e të verdhë edhe gjatoshe. Ka edhe lloje të tjera por kjo është më e perdorura.

Përdorimi:- Mëllages mjeksore I përdoren rrënjët edhe lulet. Ato përmbajnë një lëndë qetësuse kundër kolles, semundjeve të gurmazit, dizanterisë, pezmatimit të zorrve e zvogëlon ftohjet.

Përgatitja:- Ziejmë një litër ujë me 40-50gr nga bima. Kjo masë eshtë shpëtimtare për sëmundjet e lartëpërmendura. Si gargare ajo është mjaftë e mire edhe për pastrimin e dhëmbëve tuaj dhe për uljen e acarimit të grykve. Për gargarë marrim 10 gr lule dhe gjysëm koke lulkuqe dhe e ziejmë ne 150 gr ujë. Pas zierjes dhe kullimit shtojmë 50gr mjaltë. Është një nga mjekimet me cilësi qetësuese. Rrënjët e plota të bimës përmbajnë edhe miell ushqyes me sasi të madhe sheqeri. Fëmijve të vegjël që tu dalin dhëmbët pa dhimbje e acarim u jepet te pertypin gjethe të thata.

Related Posts:

  • Mëllaga Mjeksore – Althea officinalis Mëllaga Mjeksore – Althea officinalis Mëllaga mjeksore është një bimë me pushë. Ka gjethe të rrumbullakta, të plota , plot me push të dendur e pak të buta. Lulet janë të bardha edhe dalin në prill-gusht, kurse rrënjën… Read More
  • Mëllaga e butë- Althea rrosea Mëllaga e butë- Althea rrosea Është një lloj tjetër e mëllages mjeksore, e cila ndodhet në gjëndje të eger, pranë lumenjve përrenjëve ne përgjithësi e pranë vendeve me lagështirë. Lulet I ka shumë të mëdha të vendosura … Read More
  • Fillikatja – Anemone pilsatilla 14. Fillikatja – Anemone pilsatilla Fillikatja është bimë e rallë shumëvjecare, që rritet në gjëndje të eger, por edhe kultivohet. Të gjitha llojet e fillikatës kur janë të njoma jane helmuse. Ato përmbajnë lëndë he… Read More
  • Qepa – Allium cepa Qepa – Allium cepa Qepa është bimë dyvjecare e me kokë. Gjethet e saj si tuba të blertë e kërcell bosh dhe në pjesën e poshtëme qëndron e fryrë. Rrënja e saj eshtë kokra e qepës. Ajo lulëzon në qershor deri në gushtë … Read More
  • Alkemila e rëndomtë- Alchemilla vulgaris Alkemila e rëndomtë- Alchemilla vulgaris Alkemila e rëndomtë emrin e vet si bimë e mori nga alkimistët të cilët mendonin se vesa qëndron mbi lilet e saj, mund të përdorej për prodhimin e gurit filozofik. Ajo është bimë … Read More

0 comments:

Post a Comment