“Agrimonia-
Agrimonia eupatoria”
Agrimonia është një
bimë shumëvjecare dhe e degëzuar. Bisqet e saj arrijnë deri në 30-40cm, janë të
drejta, të forta e me push. Lulëzon në maj deri në gusht me petale të holla, të
vogla, gatoshe, të verdha e me aromë.
Mbinë pranë gjerdheve të mëdhenj e anes rrugëve. Përdoret si bima e lulëzuar
ashtu edhe rrënjët e saj. Mblidhet në verë për tu përdorur brënda ditës. Kur e
mbledhim në vjeshtë e thajmë ne hije. Pas tharjes lulet e humbasin shijen, e
pjesërisht edhe erën.
Përgatitja:
Ziejmë 100 gr ujë me 10gr. U këshillohet atyre që vuajne nga artriti, mëlcia
e shpretka. Eshtë kundër dizanterisë, gurëve në veshka, ujit të mbledhur,
urinimit me gjakë. Kur e ziejmë shumë, sa të mbetet pak ujë, e përziejmë me
mjaltë, është e mirë për gargare stiptike për pucrat e gojës dhe të fytit.
Përdorimi: Eshtë e
vlefshme edhe per larjen e plagëve. Populli e përdor prej kohësh për shërimin e
rrufave kronike, gjakderdhjes dhe bën gargara gjatë krizave të bajameve. Nga ana
e jashtme bima përdoret edhe si caj. Mund të përgatitet duke zier 500 gr ujë e
pas zierjes, hedhim 5-15 gr gjethe ose lule
0 comments:
Post a Comment